‘Bota në fokus’: Ngrohja globale, ndotja, energjia bërthamore dhe armët bërthamore!

‘Bota në fokus’: Ngrohja globale, ndotja, energjia bërthamore dhe armët bërthamore!

Për çdo vit vendet e botës mblidhen për të luftuar kundër ndryshimit të klimës në planet, atë që quhet samiti i klimës kundër ngrohjes globale, e që realisht është një shqetësim i madh për të ardhmen e planetit. Mes shumë mospajtimeve dhe shqetësimeve për ekonomitë e tyre, shumë vende megjithatë pranuan të nënshkruajnë.

Gati 200 vende pjesëmarrëse miratuan Paktin e Glasgout, i cili është marrëveshja e parë klimatike që planifikon reduktimin e qymyrit si burimin kryesor të emetimeve të dioksidit të karbonit në procesin e prodhimit të energjisë elektrike. Qëllimi është të ruhet temperature e planetit që t’mos tejkalojë 1.5 gradë Celsius nga periudha paraindustriale.

Nëse nodhë që ndotja të mos reduktohet, temperaturat mund të kalojnë nivelin 2 gradë Celsius dhe kjo siç e kemi parë deri sot, do të sjellë shumë vërshime, zjarre dhe katastrofa natyrore të ngjashme, porn ë nivele edhe më të larta. Prandaj e para që duhet të bëjnë vendet e zhvilluara posaqërisht, është të kalojnë në energjinë bërthamore duke reduktuar përdorimin e qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike, që është ndotësi më I madh I ambientit. Por ne nuk do të ndalemi shumë në samitin e Klimës dhe ngrohjen globale.

Fokusi në këtë emisioni do të jetë energjia bërthamore, cilat shtete e përdorin më së shumti, çfarë është kjo, si funksionon dhe a përdoret vetëm për prodhim të energjisë elektrike apo edhe për qëllime ushtarake. Gjatë minutave të emisionit do të njoftohemi me shtetet që tashmë posedojnë armë bërthamore dhe sa koka bërthamore kanë.

Avdi Bakiu /SHENJA/