‘Bota në fokus’: Mansa Musa, njeriu më i pasur i të gjitha kohërave

‘Bota në fokus’: Mansa Musa, njeriu më i pasur i të gjitha kohërave

Mali dikur ishte nëna e arit, pra një ndër vendet më të pasura me miniera ari në botë, ndërsa sot është një ndër vendet më të varfëra. Mali, një shtet afrikan që gjendet në perëndim të kontinentit, ra nën kontrollin e Francës gjatë shekullit të 19-të. Deri në vitin 1905, pjesa më e madhe e zonës ishte nën kontrollin e fortë francez si pjesë e Sudanit francez.

Në fillim të vitit 1959, Sudani francez, i cili e ndryshoi emrin në Republikën Sudaneze, dhe Senegali, u bashkuan për t’u bërë Federata Mali, e cila më 20 qershor të 1960 fitoi pavarësinë nga Franca.

Periudhën më të lavdishme Mali e ka jetuar në kohën e mbretit Mansa Musa në shekullin 13. Deri më sot, historia ende nuk ka njohur një njeri më të pasur sesa mbreti Mansa cili fitoi një pasuri të jashtëzakonshme duke gërmuar kripë dhe ar.

Mbreti Mansa madje ka qenw bujar dhe arsimdashws. Nga bursat e tij të shumta dhe legjendare janë shkolluar nxënësit nga e tërë bota myslimane në Universitetin Sankore në Timbuktu. Nëse e konvertojmë pasurinë e atëhershme të mbretit Mansa Musa në vlerën e dollarit, ajo kap vlerën e 400 miliardë dollarëve.

Në kohën e sundimit të tij, ushqim të shëndoshë kanë ngrënë jo vetëm njerëzit, por edhe kafshët.

Avdi Bakiu /SHENJA/