‘Bota në fokus’: Kina në Afrikë – “karton i kuq” për Perëndimin!

‘Bota në fokus’: Kina në Afrikë – “karton i kuq” për Perëndimin!

Rritja ekonomike e Kinës në dekadat e fundit ka trazuar jo pak Perëndimin. Pyetja që shtrohet çdo ditë e më shumë në shtetet evropiane, e pa dyshim edhe në ShBA është se, si do të ndikojë kjo fuqi ekonomike e Kinës në sistemin ndërkombëtar? Para së gjithash, çfarë raporti do të ndërtojë Kina me fqinjët në Azinë e Largët, Afrikën, Lindjen e Mesme dhe Evropën?

Siç e dimë, Kina është një shtet i deklaruar komunist, ku i gjithë pushteti politik ushtrohet nga Partia Komuniste Kineze, por që, nga fundi i viteve të 70-ta të shekullit të kaluar ka aplikuar një politikë të çuditshme të kapitalit privat. Sot, kur po flasim, Kina është ekonomia e dytë më e madhe në botë, pas asaj të ShBA-së, me një projeksion të mundshëm që të kalojë në vendin e parë brenda një dekade. Sidoqoftë, edhe si ekonomia e dytë në botë, Kina sot paraqet një sfidë të madhe për ShBA-në dhe përgjithësisht për Perrëndimin. Një garë politike, ekonomike e ushtarake mes ShBA-së dhe Kinës, natyrshëm që do të përfshinte edhe Bashkimin Evropian, sado që ky i fundit mund të mos e pëlqej një gjë të tillë.

Madje, tashmë është realitet se Kina nëpërmejt kredive, po dominon në gjithë Kontinentin e Afrikës, duke ulur çdo vit e më shumë ndikimin amerikan në këtë kontinent, ndërsa varësia e Evropës për metale të rralla, i hap rrugën Kinës për presion politik kur të jetë nevoja.

Avdi Bakiu /SHENJA/