‘Bota në fokus’: 100 qytetet më të ndotura në botë

‘Bota në fokus’: 100 qytetet më të ndotura në botë

Ndotja e ajrit është një thikë me dy teha që kërkon shumë investim dhe përkushtim për ta shpëtuar njerëzimin dhe ajrin nga ky vrasës i ngadaltë.

Imagjinoni, në Indi mbi një million banorë vdesin çdo vit për shkak të ndotjes enorme të ajrit. Në listën e 100 qyteteve më të ndotura në botë, India kryeson me 46 qytete më të ndotura, Kina me 42 qytete dhe Pakistani me 6 qytete.

Pra këto tre vende thuajse e plotësojnë listën e qyteteve më të ndotura në botë. Pesëmbëdhjetë nga 20 qytetet më të ndotura janë në Indi, kryesisht në veri. Djegia e kashtës rrit ndotjen në vjeshtë dhe dimër. Emetimet e automjeteve, industria dhe djegia e mbeturinave kontribuojnë gjithashtu në nivele të larta të PM2.5 dhe ndotësve të tjerë.

Në Indi ndotësit më të mëdhenj janë amvisëritë dhe viset më të varfëra në vend. Në Kinë industria kontribon në pjesën më të madhë të ndotjes por edhe automjetet, ndërsa në Pakistan kryesisht automjetet janë ato që e ndotin ajrin.

Grimcat PM 2.5 janë një ndër nodtësit më të rrezikshëm dhe shkaktarët kryesorë të sëmundjeve pulmonare dhe kardiovaskulare në vendet e lartpërmendura. Qeveritë përkatse kanë bërë përpjekje për të reduktuart ndotjen, por rezultatet janë minimale.

Avdi Bakiu /SHENJA/