Borrell: Kemi marrë përgjigjet e Kosovës e Serbisë për propozimin franko-gjerman

Borrell: Kemi marrë përgjigjet e Kosovës e Serbisë për propozimin franko-gjerman

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Polikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, ka deklaruar se kanë pranuar përgjigje nga Kosova dhe Serbia për propozimin franko-gjerman dhe po i studiojnë ato.

Sipas tij, ky propozim për dialogun është rast i mirë që duhet të shfrytëzohet nga palët, ndërsa ka shtuar se Kosova dhe Serbia duhet të kapërcejnë krizën e përhershme dhe të arrijnë normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes tyre.

Këto deklarata ai i ka bërë para takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të G7 në Munster të Gjermanisë.

“Ne kemi punuar shumë për këtë me përfaqësuesin e posaçëm, Misrosav Lajçak, para verës ne i paraqitëm një plan të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, për të kapërcyer krizën e përhershme, ku kemi punuar dhe për të kërkuar një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes tyre, dhe unë jam shumë mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë dhe Francës për këtë propozim”.

“Kemi marrë përgjigje nga të dyja palët, po i studiojmë ato, dhe mendoj se ky është një rast i mirë që duhet të shfrytëzohet për ta bërë më normale marrëdhënien mes Prishtinës dhe Beogradit, në mënyrë që të dyja të përfitojnë në rrugën evropiane. Ky normalizim i marrëdhënieve është shumë i rëndësishëm, dhe në ditët në vijim, do të shohim se cila është përgjigja për këtë propozim, dhe shpresoj se do të ketë një përparim dhe një hap përpara në këtë proces”, është shprehur Borell.

Mes tjerash, ka thënë se në Ballkanin Perëndimor duhet të ketë qëndrueshmëri dhe pajtim.

“Dje isha në Berlin dhe mora pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Procesin e Berlinit i ftuar nga kancelari Scholz. Në Ballkanin Perëndimor ka dy fjalë kyçe, qëndrueshmëri dhe pajtim. Qëndrueshmëria, duke rritur kapacitetet e tyre, kapacitetet ekonomike, politike për të përballuar sfidat. Ne jemi duke i mbështetur, kemi bërë investimin më të madh në rajon. Ne i mbështesim ata gjithashtu për të luftuar dezinformimin dhe për t’u përballur me sulmet kibernetike dhe kërcënimet hibride që vijnë nga Rusia”, shtoi ai./KP/