Kreu i GERB-it kujton gjithashtu se së fundmi partia e tij mbështeti fillimin e negociatave, pasi deklaroi se përkrah propozimin francez dhe dha dritën jeshile për negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në.

“Para disa ditësh, GERB tregoi edhe një herë se sa me përgjegjësi veprojnë politikanët, ne mbështetëm fillimin e negociatave ndërmjet RMV-së dhe BE-së. Mbështetja jonë për fqinjët tanë do të vazhdojë pavarësisht nëse jemi në pushtet apo në opozitë sepse kjo kohë është e duhura”, tha Borissov./Telegrafi/