Borisov: Nuk do të jap dorëheqje nga kryesia e GERB-it, duhet të ketë zgjedhje të parakohshme

Borisov: Nuk do të jap dorëheqje nga kryesia e GERB-it, duhet të ketë zgjedhje të parakohshme
epa08068232 Prime Minister of Bulgaria Boyko Borissov arrives at the second day of an European Council summit in Brussels, Belgium, 13 December 2019. EPA-EFE/CHRISTIAN HARTMANN / POOL

Lideri i GERB-it Bojko Borisov deklaroi se GERB-i ka zgjedhur lider para 3 muajve, siç njofton korrespodenti i MIA-s nga Sofja, Bojko Borisov tanimë është tërhequr nga mandati i deputetit për të mos irrituar të tjerët dhe të propozojë Qeveri pa pjesëmarrjen e tij. Ai komentoi se nuk do të lejojë që parti e fortë si GERB të bëhet “patericë” e partive “Vazhdojmë me ndryshime” si është për momentin “Bullgaria Demokratike”, Borisov paralajmëroi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Bullgari.,

Ai komentoi spekulimet se është i përgatitur për tu tërhequr nga kryesia e partisë në kontekstin e tentimeve për krijimin e Qeverisë së re bullgare, ndërsa një nga kushtet e Kirill Petkovit është që Bojko Borisov të mos e udhëheq partinë GERB. Arsyeja për këtë është deklarata kontradiktore e ish-presidentit tët Bullgarisë Rosen Plevneliev për BTV, që njoftoi se Bojko Borisov dje i ka thënë se është i gatshëm të jap dorëheqje nga pozita e liderit të GERB. Sipas Borisovit, presidenti Rosen Plevniev (2012-2017) nuk ka kuptuar qartë.