Borisov mesazh Petkovit: Nëse rrëzohet edhe Qeveria në Shkup, ju jeni aleat i Putinit!

Borisov mesazh Petkovit: Nëse rrëzohet edhe Qeveria në Shkup, ju jeni aleat i Putinit!
epa08068232 Prime Minister of Bulgaria Boyko Borissov arrives at the second day of an European Council summit in Brussels, Belgium, 13 December 2019. EPA-EFE/CHRISTIAN HARTMANN / POOL

Lideri i opozitës bullgare, Bojko Borisov i ka bërë thirrje partive në pushtet që të dorëzojnë buxhetin dhe propozimin francez për Maqedoninë e Veriut në Kuvendin e Bullgarisë.

Ai në takim me deputetët e tij ka bërë thirrje që të bisedohet me deputetët nga partitë tjera parlamentare dhe të miratohet vendimi për Maqedoninë e Veriut.,

Mes tjerash, Borisov bëri thirrje deri tek Kirill Petkov dhe partia e tij Vazhdojmë me Ndryshimin që të përkrahin propozimin francez për RMV-në.

‘Të mos e thyejmë qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe të mos bëjmë dëm. Nëse ndodh kjo, ju zotëri Petkov jeni aleat të Putinit në Ballkanin! Për këtë shkak ju lutem, urdhëroni që edhe partia juaj të jep kontribut, të jetë lider. Sot do të largoheni me vendim dhe të gjithë do t’ju duartrokasin”, ka thënë Borisov, raporton SHENJA.