Bojku rinovon kontratën me Strugën edhe për dy vite të tjera

Bojku rinovon kontratën me Strugën edhe për dy vite të tjera

Besmir Bojku dhe Struga Trim Lum do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre edhe për dy vitet e ardhshme. Lajmin e ka konfirmuar klubi strugan në faqen zyrtare në fejsbuk, duke theksuar se Bojku do t’i qëndrojë besnik skuadrës së qytetit.

Ndryshe Bojku iu bashkua Strugës në verën e vitit të kaluar, teksa 27 vjeçari në sezonin e tij të parë u shndërrua në një lider të skuadrës duke zhvilluar 30 ndeshje, ku arriti të shënojë  edhe 2 gola. /SHENJA/