Bojan Mariçiq: Nëse Maqedonia e Veriut përmbush detyrimet, Bullgaria nuk do të mund të vendos sërish veto

Bojan Mariçiq: Nëse Maqedonia e Veriut përmbush detyrimet, Bullgaria nuk do të mund të vendos sërish veto

Zv/kryeministri Bojan Mariçiq vlerëson se në BE, çdo vend anëtarë mund të bllokojë, nëse vendos për ta bërë këtë. Por, sipas tij, dokumentet e shkruara janë garancion se Bullgaria nuk mund të vendos veto të re, nëse vendi i plotëson obligimet.

“Në këtë fazë do t’i shqyrtojmë dokumentet në pako. Pasi t’i shqyrtojmë dhe nëse pajtohemi për pakon, kjo do të nënkuptojë edhe fillim të shpejtë të të gjitha procedurave. Ajo që është më rendësi është  se deri në konferencën e parë ndërqeveritare, në formë të cilën ne do ta përcaktojmë, Qeveria ta pranojë kornizën negociuese dhe të fillojnë bisedimet. Më pas do të thirret konferenca e parë ndërqeveritare për kornizën negociuese”, tha Mariçiq, raporton SHENJA.