Bllagoja Milevski merr edhe një tjetër futbollist të Shkëndijës për ndeshjet e shtatorit

Bllagoja Milevski merr edhe një tjetër futbollist të  Shkëndijës për ndeshjet e shtatorit

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski po përballet me probleme të shumta për ndeshjet e shtatorit, ndërsa pas Darko Çurlinovit edhe Valon Ethemi e Stefan Ristovski për shkak lëndimeve nuk do të jenë në dispozicionin e tij për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve. Në këtë situatë, Milevski ka bërë ftesë për mbrojtësin e Shkëndijës, Egzon Bejtullai. Ky i fundit pritet ti bashkohet grumbullimit të reprezentuesve që është përcaktuar për ditën e sotme nga ora 12:00 në Shkup.