Blinken: Kina po “minon” rendin global ndërsa SHBA-ja kërkon bashkëpunim

Blinken: Kina po “minon” rendin global ndërsa SHBA-ja kërkon bashkëpunim

Kina po “minon” gjithnjë e më shumë rendin ndërkombëtar, por SHBA-ja do të vazhdojë të kërkojë bashkëpunim me Pekinin “kudo që të jetë e mundur” duke mbrojtur rendin e bazuar në rregulla, tha sot Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne jemi të gatshëm të rrisim komunikimin tonë të drejtpërdrejtë me Pekinin për një gamë të plotë çështjesh”, tha kryediplomati amerikan në një fjalim drejtuar Shoqërisë së Azisë në Universitetin George Washington.

“Dhe ne shpresojmë se kjo mund të ndodhë. Por ne nuk mund të mbështetemi në ndryshimin e trajektores së Pekinit. Kështu që ne do të formojmë mjedisin strategjik rreth Pekinit për të çuar përpara vizionin tonë për një sistem ndërkombëtar të hapur dhe gjithëpërfshirës”, shtoi Blinken.

Ai tha se ka “konvergjencë në rritje” brenda komunitetit ndërkombëtar “për nevojën për t’iu qasur marrëdhënieve me Pekinin me më shumë realizëm”, duke shtuar se Washington-i do të përpiqet të udhëheqë një bllok kombesh për të përballuar “sfidën afatgjatë ndaj rendit ndërkombëtar” që paraqet Kina.

“Ne nuk po kërkojmë konflikt apo një luftë të re të ftohtë, përkundrazi, ne jemi të vendosur t’i shmangim të dyja”, tha ai.

“Edhe pse ne investojmë, rreshtohemi dhe konkurrojmë, ne do të punojmë së bashku me Pekinin ku interesat tona përkojnë. Nuk mund të lejojmë që mosmarrëveshjet që na ndajnë të na ndalojnë të ecim përpar