Bislimi shprehet optimist se barrikadat hiqen sonte ose nesër

Bislimi shprehet optimist se barrikadat hiqen sonte ose nesër

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe negociatori kryesor në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi është shprehur optimist se barrikadat e vendosura në veri, do të hiqen sonte ose nesër, raporton Gazeta10.

Bislimi ka shprehur besimin e tij që qytetarët do të kenë arsye për të festuar duke shtuar se nuk ka arsye për tensione.
“Jam shumë optimist se barrikadat do të hiqen sot ose nesër dhe se njerëzit do të kenë arsye për të festuar. Besojm që s’ka asnjë arsye për tensione, s’ka asnjë arsye për barrikada. Nëse ka qytetarë të brengosur lidhur me ngjarje të caktuara, një protestë paqësore mund të arrijë më shumë me më pak përpjekje, sepse qeveria ka vullnet për ta diskutuar cdo problem me qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh nacionalitetin”, ka thënë Bislimi në një intervistë për Radio Kim.

Ai ka thënë se nuk ultimatum për heqjen e barrikadave për KFOR, kur i është përmendur një deklaratë nga gazetarja.
“Së pari dua t’ju them se ky afat nuk është afat në kuptimin e ultimatumit. Janë dhënë ditë dhe pastaj KFOR-i duhet të përgjigjet brenda atyre ditëve. Afati do të thotë që KFOR-i, si dhe qeveria e Kosova është shumë e interesuar të shohë që barrikadat të hiqen nga ata që i vendosin.Pa pasur nevojë të përdoret forcë nga KFOR-i apo qeveria e Kosovës.Për ta bërë këtë janë të përfshirë disa palë: Kosova, Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare. Është vënë shumë energji që ne ata që kemi ngritur barrikadat të jetë në interes të qytetarëve të katër komunave në veri, sepse ata vuajnë më së shumti në barrikada, që t’i heqin ato.”, ka deklaruar Bislimi.

Barrikadat, thotë ai, janë ngritur kryesisht për konfrontim, në mënyrë që “njerëzit në barrikada të tërhiqen lehtësisht dhe të mbrohen nga barrikada”.

“Kështu, këto barrikada janë ngritur në frymën e konfliktit dhe jo në frymën e një grupi më të madh të qytetarëve të pakënaqur, prandaj mendoj se nga heqja e barrikadave më së shumti përfitojnë qytetarët e katër komunave në veri. Sepse barrikadat i pengojnë fëmijët të shkojnë në shkollë, i pengojnë familjet të festojnë festat së bashku, detyrojnë disa familje të zhvendosin pjesë të familjeve të tyre ose në jug të Kosovës ose në Republikën e Serbisë. Ne kemi marrë kërkesa nga disa familje që të zhvendosen në jugu. Kjo nuk është diçka që na duhet në fund të vitit 2022, na duhet diçka tjetër”, shton ai.

Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjendet rrugës për në Rashkë për t’u takuar me serbët që kanë vendosur barrikadat.

Raportohet se ai do të kërkoj drejtpërdrejt nga ta, që barrikadat e vendosura në disa lokacione në veri, të hiqen./Gazeta10