Bislimi pas marrëveshjes: Duhet vazhduar bisedimet për propozimin e BE-së

Bislimi pas marrëveshjes: Duhet vazhduar bisedimet për propozimin e BE-së

Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, pas arritjes së marrëveshjes deklaroi se tash duhet vazhduar me bisedime intensive, për propozimin e Bashkimit Evropian.
Bislimi shkroi në Twitter të mërkurën se duhet biseduar për normalizim të plotë të marrëdhënieve mes dy shteteve.
“Pas marrëveshjes së sotme, ne duhet të vazhdojmë bisedimet tona intensive për propozimin e BE-së, të mbështetur nga Gjermania dhe Franca, për normalizim të plotë të marrëdhënieve”, shkroi ai.