Bilbao fiton trillerin ndaj Barcës – kualifikohet për në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Bilbao fiton trillerin ndaj Barcës – kualifikohet për në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Bilbao ka arritur që të fitojë trillerin e 120 minutave ndaj Barcelonës në San Mames.

Pasi ndeshja u mbyll dramatikisht me barazim në 90 minuta, një gol nga Pedri në kohën shtesë i çoi skuadrat në vazhdime.
Muniain kishte kaluar Barcën pas vetëm dy minutave lojë, teksa rezultati u barazua nga Ferran Torres në minutën e 20-të për tu mbyllur pjesa e parë me rezultatin 1-1.

Pas një tollovie në mbrojtjen e Barcës, mbrojtësi Inigo Martinez e shfrytëzoi mundësinë duke e futur lehtë në rrjetë topin në minutën e 86-të për ti kaluar sërish në epërsi vendasit.

Teksa ndeshja po mendohej se do të mbyllej me fitoren e Bilbaos, në skenë doli Pedri i cili realizoi një gol mjaft të bukur në minutat shtesë për t’i çuar skuadrat në vazhdime.

Në vazhdime, goli i Iker Munain për herë të dytë në ndeshje rezultoi të ishte fatal për fatin e Barcelonës, kur ai realizoi nga pika e penalltisë në minutën shtesë të pjesës së parë të vazhdimeve, teksa më gola nuk pati dhe ndeshja u mbyll 3-2 në të mirë të baskëve.

Ashtu sikurse Atletico Madridi, edhe Barcelona eliminohet nga Kupa e Mbretit, teksa Bilbao me Real Madridin dhe disa skuadra të tjera shkojnë në çerekfinale.