Bie numri i turistëve nga Maqedonia e Veriut që vizitojnë Greqinë

Bie numri i turistëve nga Maqedonia e Veriut që vizitojnë Greqinë
epa08520644 A view of cars going through the border crossing 'Bogorodica' between North Macedonia and Greece, near the southern city of Gevgelija, North Macedonia, 01 July. Greece reopened the Evzoni border crossing with North Macedonia to EU citizens and from 14 other countries which are on a list approved by EU authorities. All travelers arriving to Greece are required to fill a Passenger Locator Form (PLF) at least 48 hours before check-in. The form is part of the country's planning for protection against the coronavirus disease (COVID-19) pandemic and will allow authorities to create barcodes for travelers so that testing of new arrivals can be targeted. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Me diçka më pak se gjysmë milionë vizitorë, Maqedonia e Veriut është në vendin e 11-të mes 15 vendeve me numrin më të madh të vizitorëve në Greqi për vitin 2021, konform analizës së Institutit të Asociacionit të bizneseve turistike greke (INSETE), njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

15 vendet e para me numrin më të madh të vizitave dhe vizitorëve në Greqi janë Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Italia, Bullgaria, Polonia, Rumania, Holanda, SHBA, Qipro, Maqedonia e Veriut, Zvicra, Austria, Serbia dhe Belgjika.

 

Konkretisht për Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar numri i vizitorëve ishte pothuajse dy herë më i ulët (për 49,4 për qind) krahasuar me vitin 2019, pra 479 mijë vizitorë vitin e kaluar, krahasuar me 948 mijë tre vjet më parë.

Në vitin 2019, nga vendi ynë ka pasur 962.000 vizitorë, krahasuar me 480,000 vizitorë vitin e kaluar, ndërsa pjesa më e madhe e vizitave ka qenë në pjesën veriore të Greqisë.