Biden: Türkiye-s duhet t’i shesim dhe t’i modernizojmë avionët F-16

Biden: Türkiye-s duhet t’i shesim dhe t’i modernizojmë avionët F-16

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se duhet t‘i sheshin Türkiye-s (Turqisë) avionët luftarakë F-16 dhe se mund të marrin miratimin nga Kongresi Amerikan për këtë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Biden mbajti një konferencë për shtyp në përfundim të Samitit të NATO-s në Madrid, kryeqytetin e Spanjës.

I pyetur nëse i ka premtuar apo jo presidentit Recep Tayyip Erdoğan lidhur me shitjen e avionëve F-16 ndaj Türkiyes, Biden tha:

“Ajo që i thashë (Presidentit Erdoğan) është e njëjtë me atë që i kam thënë atij në dhjetor. Ne duhet t‘i sheshim Türkiye-s avionët luftarakë F-16 dhe në të njëjtën kohë duhet t’i modernizojmë avionët. Nuk është në interesin tonë të mos e bëjmë këtë. U kam thënë atyre se nuk e kam ndryshuar qëndrimin tim që nga dhjetori. U kam thënë se nuk ka as diçka që kërkohet në këmbim dhe se vetëm duhet t’ua shesim. Ajo që më duhet për ta bërë këtë është miratimi i Kongresit. Mendoj se do ta marrim këtë miratim”.