Biden: Putin ka shkelur paturpësisht Kartën e OKB-së

Biden: Putin ka shkelur paturpësisht Kartën e OKB-së

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden në fjalimin e tij në AP-OKB akuzoi presidentin e Rusisë, Vladinir Putin për shkelje të Kartës së OKB-së.

“Presidenti rus Vladimir Putin ka shkelur paturpësisht parimet thelbësore të Kartës së Kombeve të Bashkuara”, tha Biden.