Biden i bindur: Do të ndalojmë armët sulmuese dhe vrasjet masive do të marrin fund!

Biden i bindur: Do të ndalojmë armët sulmuese dhe vrasjet masive do të marrin fund!

“Ne do të ndalojmë armët sulmuese në mënyrë që masakrat masive të marrin fund”. Kështu deklaroi presidenti Joe Biden në një mbrëmje të organizuar nga grupi i 45-të hispanikë.

Presidenti amerikan kujtoi vizitën në shkollën fillore në Uvalde të Teksasit pas masakrës së 19-vjeçarit Salvador Ramos që vrau 19 nxënës dhe dy mësues katër muaj më parë.

“Kam kaluar katër orë me familjet e viktimave dhe u kam premtuar se do të ndalojmë armët e sulmit”, tha ai.

(BalkanWeb)