Biden: Derisa jam president i SHBA-së, aborti nuk do të ndalohet

Biden: Derisa jam president i SHBA-së, aborti nuk do të ndalohet

Presidenti amerikan Joe Biden sot ka theksuar se në SHBA përderisa ai e drejton, aborti nuk do të ndalohet dhe nënshkroi urdhër ekzekutiv për mbrojtjen nga aborti, qasjen në aborte dhe kontracepsione.

Bajden e nënshkroi urdhrin gati dy javë pasi Gjykata e Lartë përmbysi vendimin e vitit 1973 Rou kundër Uejd që garantonte të drejtën kushtetuese për abortin në SHBA.

Vendimi i gjykatës i lejon çdo shteti amerikan të vendosë vetë nëse dhe në çfarë kushtesh do të lejojë aborte.

Urdhri përfshin masa për të mbrojtur aksesin në barnat dhe mjetet kontraceptive për abort, mbrojtjen nga ndjekja penale për gratë që duhet të udhëtojnë nga një shtet në tjetrin për aborte dhe hapa për të mbrojtur privatësinë.

Sipas urdhrit të Biden, prokurori i përgjithshëm i SHBA-së dhe këshilltari ligjor i Shtëpisë së Bardhë do të takohen me avokatë privatë dhe organizatat me interes publik për të promovuar përfaqësimin ligjor për ata që kërkojnë ose ofrojnë shërbime të shëndetit riprodhues.

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, të paktën nëntë shtete amerikane kanë vendosur ndalesa pothuajse të përgjithshme të abortit. Përjashtimi i vetëm është rreziku për jetën e nënës.