BGNES: Kushtet e Bullgarisë nuk përfshihen në dokumentin e BE-së për Maqedoninë e Veriut

BGNES: Kushtet e Bullgarisë nuk përfshihen në dokumentin e BE-së për Maqedoninë e Veriut

Këshilli i Bashkimit Evropian ka rënë dakord për dokumentin përfundimtar që përmban kornizën për negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, si dhe deklaratën për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shkupin, njoftoi agjencia bullgare e lajmeve BGNES.

Nga dokumenti i siguruar nga agjencia, shihet se asgjë nga qëndrimi aktual zyrtar bullgar nuk është përfshirë në projektvendimin e Këshillit Evropian për fillimin e negociatave.

“Në qëndrimin e përbashkët të Këshillit është pasqyruar vetëm kushti, i cili nuk është pjesë e qëndrimit Kornizë dhe që është shpallur në vitin 2021, për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut”, shkruan agjencia.

Sipas BGNES, të gjitha kushtet e tjera, veçanërisht ato që lidhen me objektivizimin e historisë së përbashkët dhe siç thonë ata, gjuhën e urrejtjes në tekste dhe media, rehabilitimin e viktimave të regjimit komunist ndaj qytetarëve me identitet bullgar, nuk figurojnë fare në projektvendim.