` . BFI: Edhe këtë vit nuk do mund të kryhet dhe të organizohet haxhi - TV SHENJA

BFI: Edhe këtë vit nuk do mund të kryhet dhe të organizohet haxhi

Bashkësia Fetare Islame i informon qytetarët se edhe këtë vit nuk do të mund të organizohen udhëtime për në haxh. Marrë parasysh dëshirën tuaj të flaktë për të kryer Haxhin – kushtin e pestë të Islamit – me keqardhje ju informojmë për lajmin që na ka arritur nga Ministria e Haxhit të Arabisë Saudite se edhe këtë vit nuk do mund të kryhet dhe të organizohet Haxhi”, thuhet në komunikatën e BFI-së. nga BFI shpresojnë që pandemia të përfundojë dhe besimtarët të mund ta kryejnë haxhin. “Gjendja e jashtëzakonshme që po vazhdon nga sëmundja fatkeqe Kovid-19 bën që Arabia Saudite të mos ketë mundësi që t’i hap kufijtë dhe ta mundësojë kryerjen e Haxhit me qëllim sigurinë dhe ruajtjen e shëndetit të besimtarëve. Mbesim me shpresë, që kjo sëmundje të ketë fundin e vet dhe inshallah viteve të ardhshme të vazhdojë kryerja e këtij obligomi fetar”, thuhet në njoftim.