BESIR RAMADANI TRANSFEROHET TE PRISHTINA

BESIR RAMADANI TRANSFEROHET TE PRISHTINA

Futbollisti nga Shkupi, Besir Ramadani karrierën e tij edhe zyrtarisht do ta vazhdojë në Kosovë, te skuadra e Prishtinës. 22 vjeçari ka firmosur kontratë dy vjeçare me skuadrën nga kryeqyteti i Kosovës. Ramadani sezonin e fundit luajti në kampionatin vendor me Struga Trim Lum, ndërsa gjithsej regjistron 33 paraqitje me këtë ekip strugan. Ai përveç Strugës, në të kaluarën ka luajtur edhe për Shkupin, Gostivarin si dhe ka qenë pjesë e Kombëtares U21 të Shqipërisë.