Besir Demiri: E dimë cilësinë e Shkëndijës, por Shkupi është kampion

Besir Demiri: E dimë cilësinë e Shkëndijës, por Shkupi është kampion

Shkëndija dhe Shkupi sot përballen ndërmjet veti në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Para këtij derbi, nga tabori i kampionëve në fuqi ka folur Besir Demiri, që në të kaluar ka veshur edhe fanellën e Shkëndijës.

“Për ne kjo është një ndër ndeshjet më të rëndësishme në kampionat, e dimë cilësinë e Shkëndijës por Shkupi është kampion dhe sigurisht në gjdo ndeshje futet për fitore. Do të duhet të vazhdojmë serinë e rezultateve pozitive pasiqë tani kemi kaluar krizën pas dy fitoreve ndaj Rabotniçkit dhe Bellasicës.  Shpresoj që të jetë një ndeshje e bukur fer dhe korrekte si dhe me tifozë! Në fund le të fitojë futbolli”, ka thënë Besir Demiri.