Berisha: Shqiptarët kudo që janë do të kenë nënshtetësinë shqiptare

Berisha: Shqiptarët kudo që janë do të kenë nënshtetësinë shqiptare

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tj në Kuvendin Kombëtar ka premtuar se shqiptarët kudo që janë do të kenë nënshtetësinë shqiptare.

Po ashtu ai tha se shqiptarët në Kosovë në një marrëveshje me qeverinë e Kosovës, do të gëzojnë shtetësinë shqiptare, njëlloj si qytetarët shqiptarë, këtu apo në Kosovë.

“Shqiptarët kudo që janë, do të kenë shtetësinë shqiptare. Shqiptarët në Kosovë në një marrëveshje me qeverinë e Kosovës, do të gëzojnë këtë shtetësi apo dy shtetësi, njëlloj si qytetarët shqiptarë, këtu apo në Kosovë. Miqtë e mi, këto 8 vite koha pothuajse ka ndaluar në raport me integrimin evropian dhe kohën e ngadalësojnë vetëm diktaturat. Në pamje të parë ne nuk jemi diktaturë, por de fakto ne jemi”, tha Berisha, transmeton Ora News.

Berisha theksoi gjithashtu se do ta mbështes Kosovën në denoncimin e Serbisë në Gjykatat Ndërkombëtare.

“Së treti me Kosovën do hiqet ajo që Edi Rama i ofron Serbisë, Shqipëria do t’i ofrojë Kosovës me përparësi të madhe, do të lobojë siç ka lobuar më parë për njohje të saj sa më të madhe ndërkombëtare dhe do ta mbështesë Kosovën në denoncimin e Serbisë në Gjykatat Ndërkombëtare dhe organizmat e Kombeve të Bashkuara, për gjenocidin ciklik serb në Kosovë dhe veriun e Shqipërisë. Këto do të jenë qëndrimet e Partisë Demokratike ndaj Kosovës”, shtoi ai.