Berisha: Hakera të qeverisë, rusë dhe serbë pjesëmarrës në operacionin për shkatërrimin e infrastrukturës dixhitale

Berisha: Hakera të qeverisë, rusë dhe serbë pjesëmarrës në operacionin për shkatërrimin e infrastrukturës dixhitale

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së përjavshme për shtyp është shprehur se shkatërrimi i sistemeve dixhitale është bërë për të zhdukur provat për lidhjen e krimit të kryeministri Edi Rama, Taulant Ballës, Damian Gjiknurit dhe Erion Veliaj. Më tej Berisha tha se në operacionin e shkatërrimit të infrastrukturës dixhitale janë përfshirë përveç hakerave iranianë edhe ata të qeverisë, rusë dhe serbë.
“Dua të informoj shqiptarët me përgjegjësi të plotë nga burime të trefishta se në operacionin e shkatërrimit të infrastrukturës dixhitale në Shqipëri janë përveç të tjerash hakera iraniane, janë pjesëmarrës hakera të qeverisë, hakera rusë dhe serbë. Kjo është një e vërtetë e konfirmuar për opozitën, nga burime shumë serioze”, u shpreh Berisha.

Berisha u shpreh më tej se Kosova është sulmuar kibernetikisht nga sistemet e Shqipërisë./tvklan.al