Berat Gjimshitin e kërkon Besiktashi

Berat Gjimshitin e kërkon Besiktashi

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti ka përfunduar në radarin e gjigantit turk, Besiktas.
Besiktas po synon që ta përforcojë fazën defensive pas largimit të Pepe dhe Enzo Roco, shkruan “Fotospor”, transmeton lajmi.net.

Umut Guner dhe Ali Naibi kanë udhëtuar drejt Italisë për të arritur një marrëveshje me mbrojtësin e Atalantas.

Dyshja janë takuar me agjentin serb Milos, i cili më herët kishte transferuar Kerim Frei dhe Dusko Tosic në Besiktas.

Ai kishte sugjeruar transferimin e Berat Gjimshitit, duke premtuar se ai do të zgjidhë problemet për mbrojtjen e Besiktas.