Benzema zbulon tri ëndrrat e fëmijërisë, që i realizoi tashmë me ‘Topin e Artë’

Benzema zbulon tri ëndrrat e fëmijërisë, që i realizoi tashmë me ‘Topin e Artë’

Karim Benzema është njeriu i momentit. Lojtari francez i Real Madridit ngriti “Topin e Artë” në Paris, pas një sezoni fantastik 2021-2022, në të cilin fitoi tre tituj me skuadrën e bardhë. Pasi u kurorëzua në kryeqytetin e vendit të tij, kapiteni i kampionit aktual të Europës ka analizuar në emisione si “El Larguero” apo “Radioestadio” se çfarë domethënie ka ky çmim për të.

Emocioni i marrjes së çmimit – “Është një trofe që e kam ëndërruar qysh i vogël. Familja, me gjërat që nuk mund t’jua tregoj, është thellë në zemrën time. Ky është topi i njerëzve që kanë gjithmonë me mua, prandaj është Topi i Popullit”.

Urimi i Mbappe – “Kylian më uroi para ceremonisë…, nuk kemi folur fare për Real Madridin. Ajo që po bën është historia e tij”.

Largimi i CR7 nga Real Madridi – “Ishte nder të luaja me të, ai është një bishë. Ditën që u largua, ambicia për të qenë më shumë aktiv hyri në kokën time. Që kur u largua, jam motivuar të bëj më shumë gjëra në fushë”.

Karakteristikat e tij në fushë – “A jam një përzierje e Ronaldos dhe Zidane? Mundohem të kem gjëra nga të dy”.

Ëndrrat e tij si fëmijë – “Kam pasur tri ëndrra: të blej një shtëpi për nënën time, të luaj për Real Madridin dhe të fitoj një Top të Artë”.

Niveli i tij aktual – “E kam nisur vonë parasezonin, pas një dëmtimi njëmujor. Kam humbur kohë dhe më duhet kohë për të pasur një nivel më të lartë. Por kam besim dhe bindje për të bërë njësoj si sezonin e kaluar”.