Benzema triumfon ndaj Mbappe, zgjidhet francezi më i mirë i vitit 2021

Benzema triumfon ndaj Mbappe, zgjidhet francezi më i mirë i vitit 2021

France Football ka zgjedhur futbollistin më të mirë francez të vitit 2021, dhe ai është Karim Benzema, i cili po përjeton një rini të dytë te Real Madrid. 34-vjeçari është përzgjedhur futbollisti më i mirë sipas revistës franceze, vlerësim i merituar falë shifrave fantastike në sezonin e fundit. Benzema realizoi 47 gola në total (30 në La Liga, 7 në Champions League dhe 1 gol në Superkupën e Spanjës). Sulmuesi gjeti edhe 9 herë rrugën e rrjetës me Francën, duke ia dalë të fitojë Ligën e Kombeve.