Benzema merr çmimin e rëndësishëm para nisjes së finales së Superkupës

Benzema merr çmimin e rëndësishëm para nisjes së finales së Superkupës

Në Helsinki, do të luhet finalja e SuperKupës së Europës mes Real Madrid dhe Eintracht Frankfurt.

Reali vjen si fitues i Champions, ndërsa Frankfurt i Europa League. Një supersfidë e cila do të nisë në orën 21:00.
Të dyja skuadrat do tentojnë ta nisin sezonin mbarë, duke koleksionuar kështu Superkupën e vitit 2022.

Lojtarët e Real Madrid kanë fituar para ndeshjes një motiv shtesë. Kështu Karim Benzema është nderuar me çmimin si Lojtari i Sezonit në Champions League. Ky çmim është i merituar, pas një sezoni mbresëlënës dhe në këtë mënyrë i hapet rruga për të fituar Topin e Artë.

Në anën tjetër dhe Vinicius JR ka fituar një çmim, pikërisht Lojtari i Ri i Sezonit në Champions League. Tashmë është koha për të fituar Superkupën para gjermanëve të Frankfurt.