Benzema: Jam frymëzuar nga sulmuesi më i mirë ndonjëherë, jam shumë i lumtur që ai është këtu

Benzema: Jam frymëzuar nga sulmuesi më i mirë ndonjëherë, jam shumë i lumtur që ai është këtu

Karim Benzema është fituesi i “Topit të Artë” 2022. Pasi mori këtë trofe, francezi bëri një sërë falënderimesh, si dhe zbuloi se Ronaldo “fenomeni” është idhulli i tij.

Sulmuesi i Real Madrid theksoi ndër të tjera se lumturia e tij për fitoren e këtij trofeu ishte maksimale duke ditur se i pranishëm aty ishte Ronaldo.

“Jam shumë i lumtur që Ronaldo “fenomeni” është këtu pasi është idhulli im. Është e pamundur që një sulmues tjetër të bëjë atë që ka bërë ai. Nëse do të luaja në një skuadër me Ronaldon, kurrë nuk do kërkoja të luaja unë para tij.”-tha Benzema.