Bekteshi: Restrikcione për rrymën nuk do të ketë, pro na pret një dimër i vështirë

Bekteshi: Restrikcione për rrymën nuk do të ketë, pro na pret një dimër i vështirë

Restrikcione të rrymës nuk do të ketë, edhe pse do të jetë një dimër i rëndë jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe për rajonin dhe mbarë botën për shkak krizës energjetike. Kështu ka deklarua sot në Forumin Energjetik në Ohër, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, transmeton SHENJA.

“Po bëhen gjitha përgatitjet nga ana e EMV që të rrisë prodhimin dhe në përputhje me planin e tyre tani më është rritur prodhimi. Në lidhje me çmimet, pesha më e madhe do bie mbi ata që ngrohin pishina, të cilët kanë mundësi të paguajnë faturat, dhe të cilët shpenzojnë sa 100 familje mesatare në muaj. Në pjesën e qytetarëve mesatar, gjegjësisht ata që shpenzojnë mesatarisht, sipas gjitha parametrave dhe nevojave të tyre, për ata ndoshta do të ketë edhe fatura më të lira me vendosjen e bllok tarifave”, ka thënë Bekteshi, duke shtuar se megjithatë duhet kursyer energji elektrike sa më shumë që është e mundur për shkak se kjo kriza nuk është vetëm në Maqedoninë e Veriut por është krizë globale. /SHENJA/