Bekteshi: Edhe nga shtete tjera po vijnë për të punuar në Maqedoninë e Veriut

Bekteshi: Edhe nga shtete tjera po vijnë për të punuar në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp në Tetovë tha se edhe pse jemi në mes të vitit 2022, janë shfrytëzuar 70 për qind e kuotave të punëtorëve që vijnë nga vendet e huaja e që dëshirojnë të punojnë në Maqedoninë e Veriut.

Bekteshi tha se punëtorët kryesisht vijnë nga Turqia, por që odat ekonomike në vend kërkojnë që të liberalizohet procedurat edhe për shtetet tjera.

“Pothuaj se mbi 70% vetëm në pjesën e parë të vitit ka interes. Nëse është numri 5000, 70 për qind ka aplikime të numrit 5000, nga punëtorë të shteteve të huaja që e shohin si mundësi tregun e RMV-së, qoftë në ndërtimtari, qoftë në prodhimtari. Kjo dëshmon se vende të punës në Maqedoninë e Veriut ka, por me siguri që duhet ende më shumë punë”, ka deklaruar Bekteshi.