` . Beketeshi: Buxheti i Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2021 do të jetë 826 milionë denarë - TV SHENJA

Beketeshi: Buxheti i Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2021 do të jetë 826 milionë denarë

Buxheti i Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2021 është paraparë që të jetë 826 milionë denarë prej të cilave 130 denarë janë paraparë për paga dhe kompensimeve të të punësuarve, 167 milionë denarë janë të dedikuara për shpenzime kapitale, ndërsa 190 milionë denarë për subvencione, informoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Siç theksoi në konferencën e sotme për media në Qeveri, në vitin 2021 është paraparë që të realizohen të gjitha programet dhe masat e Ministrisë për çka janë paraparë 47 milionë denarë për programin për efikasitet energjetik, 13 milionë për subvencione për ndërmarrje private, 50 milionë për mbështetje të sipërmarrësisë, 13 milionë denarë për subvencione për vendosjen e pajisjes TNG metan ose lloj tjetër i lëndëve djegëse alternative në automjete, 140 milionë për ndërtim të rrjetit të gazpërçuesit, ndërsa do të vazhdojë edhe mbështetja për turizmin vendor.
Ai theksoi se prioritetet kryesore të Ministrisë së Ekonomisë janë krijimi i kushteve për zhvillim të industrisë, zhvillimin e sipërmarrësisë, krijimin dhe integrimin e tregut të vetëm në BE, sigurimin e qëndrueshmërisë energjetike dhe sigurisë, hulumtim, shfrytëzim të qëndrueshëm të lëndëve të para minerale, si dhe zhvillim të turizmit me përmirësim të standardeve të ofertës turistike.