Bejtullai: “Ballistët” kërkojnë fitore ndaj Shkupit, ne duhet të ua plotësojmë dëshirën

Bejtullai: “Ballistët” kërkojnë fitore ndaj Shkupit, ne duhet të ua plotësojmë dëshirën

Shkëndija mori fitoren ndaj Pelisterit në Tetovë me rezultatin 2:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 16-të në elitën e futbollit vendor. Pas takimit kapiteni i kuqezinjëve Egzon Bejtuallai ka folur për kanalin zyrtarë të klubit të Shkëndijës. Ai përveç komentimit të ndeshjes me Pelisterin, ka folur edhe për ndeshjen e radhës që i pret në mesjavë kundër liderit aktual, Shkupit.

“Ne si ekip i kemi objektivat tona dhe mendoj edhe këto dy ndeshjet e fundit duhet të japim maksimumin. E patë e vetë se Ballistët kërkuan me çdo kusht që ne të marrim fitore atje në Shkup dhe mendoj se duhet të ua plotësojmë dëshirën që e kanë, sigurisht nëse të gjithë japin maksimumin, të motivohemi dhe të fitojmë Shkupin në Çair. Ne shkojmë ndeshje pas ndeshje, fillimisht kemi Shkupin, pastaj me Skopjen luajmë në shtëpi dhe ta mbyllim me fitore gjysmësezonin vjeshtorë”, ka thënë Egzon Bejtullai pas triumfit ndaj Pelisterit.