` . Beckham zbulon objektivin madhor: Dua Messin e Ronaldon te Inter Miami - TV SHENJA

Beckham zbulon objektivin madhor: Dua Messin e Ronaldon te Inter Miami

Pas suksesit në fushat e futbollit e të modës, David Beckham po provon të shkëlqejë edhe si sipërmarrës, pasi po kërkon të rritë interesin për futbollin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka pronësinë dhe drejton skuadrën e Inter Miamit.

Anglezi ka bërë të ditur se dëshiron të sjellë yje të futbollit botëror në klubin me bazë në Florida, për ta bërë këtë sport sa më tërheqës në SHBA dhe nuk ka ngurruar të lakojë emrat e Messit dhe Ronaldos si prioritete.

“Në Miami tifozët duan të shohin yje të futbollit, ndonëse kemi tashmë futbollistë si Higuain e Matuidi. Po studiojmë për profile të tilla, por duhet që fubtollistët të kenë ende ambicie e dëshirë për të bërë mirë, jo thjesht të vijnë për të marrë pension këtu. Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo po dominojnë skenën e futbollit botëror dhe janë në listën e emrave që duam t’i sjellim te Inter Miami”, u shpreh Beckham për “The Sun”.