BE njofton 2.5 miliardë euro ndihmë financiare për Ukrainën

BE njofton 2.5 miliardë euro ndihmë financiare për Ukrainën

Bashkimi Evropian do të sigurojë 2.5 miliardë euro të tjera ndihmë financiare për Ukrainën. Lajmin e bëri të ditur presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Komisioni i BE-së po planifikon të ndihmojë Ukrainën me një paketë mbështetëse prej 18 miliardë eurosh në vitin 2023, me fonde të disbursuara rregullisht, për riparime dhe rimëkëmbje urgjente, tha ajo në një  postim në Twitter .

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të duhet”, shkroi ajo.

Kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal falënderoi BE-në për ndihmën, duke e përshkruar masën si “një hap tjetër solidariteti”.