BE-ja vendos blerjen e vaksinës kundër lisë së majmunit

BE-ja vendos blerjen e vaksinës kundër lisë së majmunit

Ministrja e Shëndetësisë së Spanjës, Carolina Darias deklaroi se 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë vendosur blerjen e antiviralit dhe vaksinës kundër rasteve të lisë së majmunit (monkeypox), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për media, Darias tha se Imvanex një variant i vaksinës së lisë, i prodhuar nga kompania daneze Bavarian Nordic dhe e miratuar nga Agjencia Evropiane Farmaceutike do të blihet për t’u përdorur në rastet e lisë së majmunit në BE.

Ministrja spanjolle nuk ka ndarë ende ndonjë informacion lidhur me atë se në cilat mosha dhe grupe pacientësh do të aplikohet vaksina në fjalë.

Spanja aktualisht njihet si vendi ku janë shënuar më shumë të lisë së majmunit në Evropë.

Sipas të dhënave të fundit të ministrisë, në Spanjë janë konfirmuar 59 raste të lisë së majmunit.