BE-ja do t’i japë 18 miliardë euro ndihmë financiare Ukrainës

BE-ja do t’i japë 18 miliardë euro ndihmë financiare Ukrainës

Mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën dhe pozicionin strategjik të bllokut kundër Kinës dominoi diskutimet midis liderëve të Bashkimit Evropian të zhvilluar në Bruksel.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka njoftuar se BE-ja do t’i japë Ukrainës deri në 18 miliardë euro ndihmë financiare gjatë gjithë vitit 2023 për të mbuluar nevojat themelore buxhetore të vendit të shkatërruar nga lufta.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha në fillim të këtij muaji vendit të tij do t’i duhen rreth 56 miliardë euro për të mbajtur deficitin buxhetor të vitit të ardhshëm dhe për të riparuar infrastrukturën e dëmtuar.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka vlerësuar se për vitin 2023, Ukrainës do t’i nevojiten ndërmjet 3 deri në 4 miliardë euro ndihmë të huaj në baza mujore për të mbajtur shërbimet e saj publike në funksion në sfondin e pushtimit rus.

Paratë pritet të vijnë nga BE, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe vende të tjera perëndimore, së bashku me institucionet financiare ndërkombëtare.

Po ashtu, paratë po mblidhen nga Komisioni në tregjet ndërkombëtare dhe më pas mbulohen me garanci duke përdorur buxhetin e përbashkët të BE-së dhe kontributet kombëtare.

Deri më tani, vetëm 3 miliardë euro kanë arritur në Ukrainë, përveç një kredie të veçantë prej 1.2 miliardë eurosh, për një total prej 4.2 miliardë eurosh.