BE-ja dhe NATO-ja janë bërë bashkë për të luftuar kundër Rusisë, thotë Lavrov

BE-ja dhe NATO-ja janë bërë bashkë për të luftuar kundër Rusisë, thotë Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi se Bashkimi Evropian dhe aleanca ushtarake e NATO-s, po bëjnë ‘koalicon’ për të luftuar kundër Rusisë.

Deklaratën, Lavrov e dha këtë të premte nga Bakuja e Azerbajxhanit, ku pati një konferencë të përbashkët me homologun azer, Jeyhun Bayramov.

“Bashkimi Evropian, së bashku me NATO-n, po mbledh një lloj koalicioni modern për të luftuar, në thelb, një luftë me Federatën Ruse. Rusia do ta vëzhgojë këtë situatë nga shumë afër”, u shpreh diplomati rus.
Lavrov komentoi edhe dhënien e statusit kandidat nga Bashkimi Evropian për Ukrainën dhe Moldavinë.

Ai theksoi tha se BE-ja nuk është një bllok ushtarako-politik, ndaj zhvillimi i marrëdhënieve të saj me vendet e tjera nuk krijon ndonjë kërcënim apo rrezik për Rusinë, ndryshe nga NATO-ja.