BE: Bllokimi i grurit ukrainas nga Rusia është një krim lufte

BE: Bllokimi i grurit ukrainas nga Rusia është një krim lufte

Vendimi i Moskës për të bllokuar eksportin e miliona tonë drithërave ukrainase është një “krim i vërtetë lufte”, ka thënë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të zhbllokuar portet (ukrainase)…Është e paimagjinueshme, nuk mund të imagjinohet që miliona ton grurë të mbeten të bllokuara në Ukrainë, ndërsa në pjesën tjetër të botës njerëzit vuajnë nga uria”, tha ai gjatë mbërritjes në një takim me Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian në Luksemburg.

“Ky është një krim i vërtetë lufte, kështu që nuk mund ta imagjinoj që kjo do të zgjasë shumë më gjatë”, shtoi Borrell.

Ukraina është një eksportues i madh i disa prej ushqimeve kryesore më të mëdha në botë, por për momentin, ka rreth 22 milionë ton drithë të ulur në kapanone, në pritje për t’u dërguar në të gjithë globin./Opinion.al