` . BDI reagon pas dënimit më burg të Ejup Alimit dhe Ismet Gurit: Duhet të merr fund ndërhyrja politike në gjyqësorin Svarovski dhe Lui Viton - TV-SHENJA

BDI reagon pas dënimit më burg të Ejup Alimit dhe Ismet Gurit: Duhet të merr fund ndërhyrja politike në gjyqësorin Svarovski dhe Lui Viton

Pas dënimit të dy funksionarëve të BDI-së për parregullsi zgjedhore, Ejup Alimit dhe Ismet Gurit me nga 3 vjet e gjysmë burg, partia e udhëhequr nga Ali Ahmeti, ka dërguar një kumtesë ku flet për nevojën e vetingut në gjyqësor.

“Bashkimi
Demokratik për Integrim angazhohet për sundim të mirëfilltë të ligjit dhe
shteti i së drejtës është prioritet absolut i të gjithë neve.

Ne fuqishëm vazhdojmë të përkrahim drejtësinë e
mirëfilltë dhe për të arritur tek një drejtësi europiane, duhet të ç’rrënjosim
drejtësinë selektive të motivuar politikisht dhe etnikisht me vendime të cilat
bazohen në porosi e jo në ligj.

Drejtësia joselektive arrihet nëpërmjet vetingut të
prokurorëve, gjykatësve dhe politikanëve.

Besueshmëria e rrënuar e institucioneve të drejtësisë në
sytë e qytetarëve si pasojë e ndërhyrjeve të vazhdueshme politike, dështimit të
prokurorisë speciale, zhvatjes dhe lakmisë, Boki 13, Svarovski dhe Lui Viton
motiveve duhet të marrë fund.

Një vend anëtar i NATOsë dhe në proces negociues për
anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të kujdeset për integritetin e
instuticioneve, parashikueshmërinë ligjore dhe drejtësinë e pakorruptuar.

BDI përkrah vetingun për të gjithë dhe nuk do të komenton
rastin e sotëm deri në përfundim të procedurave në instancat më të larta”,
thuhet në reagimin e BDI-së.