BBC: Rusia po përdor centralin bërthamor në Zaporizhzhia si mbulesë për të bombarduar Ukrainën

BBC: Rusia po përdor centralin bërthamor në Zaporizhzhia si mbulesë për të bombarduar Ukrainën

Forcat ruse në termocentralin e madh bërthamor në Evropë në Ukrainë po përdorin “taktika terroriste” për të nisur sulme me raketa ndaj civilëve.

Sipas burimeve për BBC në ambientet e jashtme të termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia ndodhet një tank i mbuluar rus.

Rusia kontrollon centralin e Zaporizhzhia dhe zonat përreth, afër territorit të mbajtur nga Ukraina.

Zyrtarët perëndimorë kanë dhënë alarmin për taktikat e Rusisë atje.

Centrali bërthamor Zaporizhzhia shtrihet në juglindje të Ukrainës përgjatë bregut lindor të lumit Dnipro.

Aktualisht është ende duke u operuar nga punonjës ukrainas nën mbikëqyrjen ruse.

Centrali përbëhet nga gjashtë reaktorë uji nën presion dhe ruan mbetje radioaktive.

Në përditësimin e saj të përditshëm të inteligjencës, ministria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia po përdorte zonën për të nisur sulmet duke përfituar nga “statusi i mbrojtur” i termocentralit bërthamor për të zvogëluar rrezikun e sulmeve gjatë natës nga forcat ukrainase.

Kreu i agjencisë bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi, paralajmëroi këtë javë se centrali është “plotësisht jashtë kontrollit” .

Çdo incident në termocentral mund të ketë pasoja katastrofike.