Bayerni arrin marrëveshje me De Ligtin

Bayerni arrin marrëveshje me De Ligtin

Bayern Muencheni ka arritur marrëveshje personale me Matthijs de Ligt, raporton gazetari italian Fabrizio Romano.
Eksperti italian i transferimeve, ka bërë të ditur se De Ligt është pajtuar të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare. Bisedimet po përparojnë edhe me Juventusin.

Klubi italian ka kërkuar për mbrojtësin holandez rreth 75 milionë euro. Vendimi përfundimtar për De Ligtin do të merret gjatë javës së ardhshme.