Bastisje në Shkup, arrestohet 44-vjeçari

Bastisje në Shkup, arrestohet 44-vjeçari

Gjatë ditës së djeshme, në ora 15:30, në zonën e Bit Pazarit policia ka privuar nga liria 44-vjeçarin A.K. nga Shkupi. Pas bastisjes në shtëpinë e tij, policia ka gjetur marihuanë dhe një peshore digjitale.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer sipas urdhrit gjyqësor të lëshuar më parë, efektivët e policisë gjetën marihuanë dhe një peshore digjitale. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit do të bëhet kallëzimi përkatës penal”, thonë nga MPB.