Bastisje në Reçicë të Vogël, gjenden armë dhe privohen nga liria dy persona

Bastisje në Reçicë të Vogël, gjenden armë dhe privohen nga liria dy persona

Policia ka ngritur kallëzim penal për terrorizëm kundër një 20-vjeçari nga Reçica e Vogël. Rasti po ndiqet nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PP GOKK).

Sipas njoftimit, i riu në fund të janarit kishte dërguar përmes aplikacionit “Discord” kërcënim serioz se do të kryente sulm me armë zjarri, konkretisht me pushkë automatike AK-47 (kallashnikov). Ai kishte përmendur edhe masakrën e vitit 2012 në SHBA si frymëzim për veprimin e tij.

Rasti u zbulua pas informacioneve nga Ambasada e SHBA-së në Shkup, ndërsa policia në koordinim me prokurorinë identifikoi dhe lokalizoi të dyshuarin.

Më 17 shkurt 2026, policia, me asistencën e Njësisë Speciale Antiterroriste “Tigër”, kreu kontroll në një shtëpi në Reçicë të Vogël, rajoni i Tetovës.

Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan:

  • një pushkë automatike AK-47 me municion,

  • dy pistoleta me karikatorë dhe qindra fishekë,

  • jelekë taktikë dhe antiplumb,

  • thika dhe pajisje elektronike.

Dy persona janë arrestuar. Kundër 20-vjeçarit është paraqitur kallëzim për veprën penale “Terrorizëm”, ndërsa ndaj një 89-vjeçari është ngritur kallëzim për posedim dhe tregti të paautorizuar me armë.

Hetimet për rastin vazhdojnë.

MARKETING