Bastet, Rama nxjerr foton: Vit pa kumar, pastë këmbën e mbarë!

Bastet, Rama nxjerr foton: Vit pa kumar, pastë këmbën e mbarë!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto të një pike basti të mbyllur. Krahas fotos, Rama komenton se vit si ky nuk ishte parë prej kohësh, duke iu referuar kapsollave dhe lojërave të fatit.

“Vit i Ri si ky pa kumar e pa kapsolla s’ishte parë prej shumë kohësh😊E pastë këmbën e mbarë deri në fund”, shkruan Rama.
Pas mbylljes së basteve sportive qeveria është shprehur se do të marrë përsipër që të kryejë një program rikualifikimi për ata që do të mbeten të papunë.