Basketboll, Enver Miftari zgjidhet kryetar i ri i Shoqatës së Ligës së Dytë

Basketboll, Enver Miftari zgjidhet kryetar i ri i Shoqatës së Ligës së Dytë

Përfaqësuesit e Shoqatës së Ligës së Dytë-Meshkuj sot përcaktuan sistemin dhe kalendarin e garave për sezonin 2022/2023. Gjithashtu në mbledhjen e sotme u përcaktuan edhe numrat garues të klubeve të 12-ta pjesëmarrëse në Ligën e dytë të basketbollit.

Në takim përfaqësuesit e klubeve nga Liga e Dytë-Meshkuj zgjodhën përfaqësuesin e KB Shkupit, Enver Miftari, kryetar të ri të Shoqatës së Ligës së Dytë.

Në këtë mbledhje përfaqësuesit e ligës së dytë morën vendim që detyrimet financiare ndaj federatës të shlyhen para fillimit të sezonit të ri në garat e ligës së dytë.

Sipas sistemit Berger, janë formuar edhe çiftet për turin e parë garues, i cili sipas kalendarit është planifikuar të luhet më 15 tetor:

MZT Skopje Uni Banka-Sokoli 1933

Crn Drim-Shkupi

Ohrid-Vodno Sans

Rabotnicki-MKK Kumanovo

Vardar-Angeli

Borec Basket-Basket KAM