Bashkimi Evropian përfiton nga “truri i Kosovës”

Bashkimi Evropian përfiton nga “truri i Kosovës”

Edhe pse nga buxheti i shtetit të Kosovës ndahen mijëra euro për shkollimin e një nxënësi apo studenti, mijëra të arsimuar ikin çdo vit nga Kosova për të investuar dijen e tyre në një vend të huaj.

Radio Evropa e Lirë qëndroi më 13 shtator pranë Ambasadës gjermane në Prishtinë, ku pa dhjetëra të rinj që kishin përgatitur dokumentacionin për aplikim për vizë pune në shtetin gjerman.

Dy prej tyre, njëri 24 dhe tjetri 25 vjeç, thanë se kërkojnë “mundësi më të mira jetese”.

Duke mos dashur të identifikohen, ata treguan se kanë përfunduar Shkollën e Mesme Teknike në Vushtrri dhe se janë aftësuar si instalues elektrikë. Të dy thanë se kanë gjetur mundësi punësimi në Gjermani, me prof esionin e marrë në Kosovë. Dushan Sotjanoviq nga Rahoveci merret me prodhimin e enëve nga argjila.

Shkollimi fillor, i mesëm dhe universitar në institucionet publike të Kosovës është falas për çdo qytetar të vendit.

Një hulumtim që ka kryer më herët organizata joqeveritare në Kosovë “Demokracia Plus”, i titulluar “Kostoja e emigrimit të të rinjve”, ka gjetur se për shkollimin e një personi, nga niveli fillor deri në atë universitar, shteti i Kosovës ndan minimum 9.700 euro.

Në këtë shumë përfshihen disa pagesa, nisur nga shujtat ditore për nxënës të klasës së parë deri në të pestën, librat për nxënës të shkollave fillore e deri te taksat e ndryshme për studentë.