Bashkëpunimi me Nike vazhdon, Interi dyfishon fitimet nga kontrata e re

Bashkëpunimi me Nike vazhdon, Interi dyfishon fitimet nga kontrata e re

Kontrata aktuale përfundon në vitin 2024, por palët janë drejt arritjes së akordit për zgjatjen e bashkëpunimit, për rreth 5-8 vite të tjera.

Nga kontrata e re me Nike, nënkampionët e Italisë do të arkëtojnë minimalisht 25 milionë euro në sezon sipas raportimeve të GDS.

Kjo shumë është dyfishi i asaj që ka përfituar klubi në vitet e fundit. Bisedimet vijojnë prej muajsh dhe marrëveshja finale është shumë afër.

Kontrata e re do te vendose Interin në një pozicion të ngjashëm me atë të kushërinjve të Milanit, që do sigurojë 30 milionë euro në sezon nga Puma.